16:54 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

SPEKTAKËL në ‘Olimpico’/ Roma i rikthehet fitoreve, i bën presion të ‘lehtë’ liderëve

Skuadra e AS Roma iu është rikthyer fitoreve në Serie A, pas humbjes në derbi ndaj Lazios.

Romakët fituan me spektakël 4 me 3 ndaj Spezias në xhiron e 19’të në Serie A, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 1 me golat e shënuar nga: Mayoral (Roma) dhe Piccoli (Spezia).

Në pjesën e dytë ekipi i trajnerit, Fonseca ishte më e mirë duke shënuar edhe tri herë të tjera me anë të: Mayoral, Pellegrini dhe Karsdorp.

Kurse dy për ekipin mysafir i shënuan: Farias dhe Verde.

Me këtë fitore Roma ngritët në pozitën e tretë me 37 pikë, 6 më pak se lideri AC Milan (43) dhe 3 më pak se vendi i dytë, Inter (40)./IndeksOnline/