22:43 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / AR

Spektakli i ‘Big Brother VIP’ nis javën e ardhshme, zbulohet data

“Big Brother VIP” iu shtua rubrikës “Guida TV” në portalin e Top Channel duke bërë që të përflitej se reality shoë do të niste këtë të premte (1 tetor). Megjithatë në një postim në faqen zyrtare në Instagram, u njoftua se spektakli nis javën e ardhshme.

“Big Brother VIP – 5 tetor” shkruhet në foton e postuar.

Ndryshe nga vitet e kaluara, “Big Brother VIP” do të vije me dy netë programi live, të cilat do të transmetohen të martave dhe të premteve në mbrëmje.

Për momentin, nuk janë zbuluar personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e shtëpisë. Në një komunikim me ndjekësit në Instagram, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se të gjithë banorët VIP do të zbulohen natën e parë të spektaklit.

Deri më tani, mes emrave që përfliten se do të marrin pjesë në Big Brother VIP janë: Sheila Haxhiraj, Hygerta Sako, Vesel Kurtishaj, Valbona Mema dhe Romeo Veshaj.