Spektakli vazhdon, sonte luhen tri superndeshje të Kupës së Botës
Emocionet e Kupës së Botës po shtohen dita e ditës.
Deri më tani shtatë kombëtare kanë siguruar kualifikimin në 1/16 e finales, ndërsa sonte luhen tre ndeshje tjera, ku vendoset fati i gjashtë kombëtareve, tre prej tyre kualifikohen, e tre të tjera eliminohen, shkruan IndeksOnline.
Duke filluar nga ora 18:00, Anglia do të luaj ndaj Kongos. ”Tre Luanët” janë superfavoritë për këtë përballje.
Nga ora 22:00, një spektakel i garantuar pritet mes Belgjikës dhe Senegalit.
Ndeshja e fundit zhvillohet mes ShBA-së dhe Bosnjës, duke nisur nga ora 02:00 pas mesnate./IndeksOnline/


