Spektakolar Mainoo, talenti 18-vjeçar realizon supergol ndaj Liverpoolit

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e dytë ndaj Liverpoolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.
Golin për 2:1 e shënoi talenti i Kombëtares së Anglisë, Kobbie Mainoo, shkruan Indeksonline
Mainoo shënoi një gol të bukur në minutën e 67’të për t’ia dhënë epërsinë “Djajve të Kuq”.
Kujtojmë që golin e barazimit në minutën e 50’të e shënoi Bruno Fernandes, kurse për “The Reds” realizoi Luis Diaz./Indeksonline/