75 Mall Live Search
20:31 / E Shtunë, 05 Dhjetor 2020 / B O

Spektaktël golash, Bayern dhe Leipzig ndajnë pikët

Bayern Munchen ka barazuar në derbin ndaj RB Leipzig në kuadër të xhiros së 10-të të Bundesliga.

Fillimisht ishin mysafirët të cilët shënuan në minutën e 20′ përmes Christopher Nkunku.

Por, nuk vonoi përgjigja e bavarezëve, në minutën e 25′ hyri në lojë 17 vjeçari Jamal Musiala, i cili në minutën e 30′ shënoi gol.

Pas vetëm katër minutash lojë, në minutën e 34′, Thomas Muller, kaloi vendasit në avantazh.

Përgjigja e mysafirëve ishte e shpejtë, Justin Kluivert, realizoi për Leipzig në minutën 36′.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-2.

Në pjesën e dytë, Leipzig sërish shënoi për rezultatin 2-3, golin e realizoi Emil Forsberg në minutën 48′.

Bayern edhe njëherë ju desh të rigjejë golin, ata e gjetën atë përmes Thomas Muller në minutën 75′, rezultati u barazua në 3-3.

Me këtë barazim, skuadrat qëndrojnë në vendet e mëparshme, Bayern qëndron në vendin e parë me 23 pikë gjithsej, ndërsa RB Leipzig qëndron në pozitën e dytë me 21 pikë.