14:33 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Spekulim: Alonso mungon kundër Watfordit

Watford është nikoqir i Chelseat në ”Boxing Day” në kuadër të Premier League.

Watford vjen në këtë ndeshje pas fitores, 2-0 ndaj West Hamit në fundjavën e kaluar.

Ndërsa, Chelsea i futet kësaj ndeshje pas humbjes, 0-1 nga Leicester City në shtëpi.

Pas ndeshjes, Antonio Rudiger dhe Mauriio Sarri u shprehën se Chelsea nuk mund ta fitojë titullin e Premier Leagues këtë sezon, transmeton IndeksOnline.

Tani, mediat angleze janë duke shkruar se ylli kryesor i mbrojtjes së skuadrës londineze do të mungojë nesër.

Bëhet fjalë për spanjollin, Marcos Alonso, teksa Emerson Palmieri pritet ta zë vendin e tij në 11-shen startuese.

Përndryshe, Chelsea është në vendin e katërt, aktualisht në renditjen tabelare, me pikë të njejta me vendin e pestë, Arsenalin./IndeksOnline/