75 Mall Live Search
14:33 / E Premte, 26 Janar 2024 / Gj. Sh

“Spekulimet janë normale”, Xabi Alonso për rolin e trajnerit te Liverpooli: Fokusi im është në Leverkusen

Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso ka komentuar lajmin e fundit të Jurgen Kloppit rreth largimit të tij nga Liverpooli.

Menjëherë mediat kanë nisur ta quajnë Xabi Alonson si favorit për ta zënë vendin e trajnerit gjerman te “The Reds”, shkruan Indeksonline

Gjatë konferencës për media, gazetarët e pyetën trajnerin spanjoll në lidhje me këtë temë dhe ai u përgjigj:

“Spekulimet janë normale. Fokusi im është këtu në Bayer Leverkusen. Jam shumë i lumtur këtu, dhe me gjithë lojtarët”.

“Një surprizë e madhe në Liverpool, sigurisht. Klopp ka bërë gjëra fantastike atje. Ka një respekt të madh”, u shpreh Xabi Alonso

Kujtojmë që trajneri spanjoll është duke synuar titullin me Leverkusenin në Bundesliga./Indeksonline/