75 Mall Live Search
20:19 / E Martë, 21 Tetor 2025 / Burim

S’përmbahet Lusi Enrique: Për mua është Dembele, jo Topi i Artë

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka reaguar ndaj pyetjeve për Topin e Artë, duke theksuar se për të dhe për ekipin, më e rëndësishme është energjia dhe personaliteti i lojtarëve, e jo çmimet individuale.

“Ju i shikoni gjërat ndryshe”, tha Enrique në konferencë për shtyp.

“Ajo që ka më shumë rëndësi për ekipin është personi dhe energjia që sjell një lojtar, jo kush e ka fituar Topin e Artë. Topi i Artë ka mbaruar. Ne duhet të punojmë për të fituar ndeshjet e ardhshme”.

Trajneri spanjoll theksoi se për të është shumë më e rëndësishme rikthimi i disa lojtarëve kyçë.

“Ju i jepni shumë vlerë Topit të Artë, por për ne nuk do të thotë asgjë. Për mua, është shumë më e rëndësishme që po rikthehen lojtarë si Marquinhos, Desire Doue dhe Ousmane Dembele. Më gëzon më shumë energjia dhe personi që po rifitojmë te Dembele, sesa çdo çmim individual. Topi i Artë është e shkuara”.

Ky reagim i Enriques vjen në një kohë kur fokusi i mediave është te fituesi i fundit i Topit të Artë, ndërsa ai kërkon të zhvendosë vëmendjen te përgatitjet për sfidat që vijnë.