“Spider-Man: No Way Home” edhe këtë javë kryesojë në Box Office

Filmit “Spider-Man: No Way Home”, nuk po i ndalen sukseset.
Ky film ka dominuar që nga java e parë e publikimit dhe ende po renditet e para në çdo platformë, transmeton Indeksonline.
“No Way Home” solli rreth 11 milionë dollarë gjatë fundjavës, duke e çuar shifrën në 735 milionë dollarë.
Ky është fitimi i katërt më i mirë bruto i të gjitha kohërave për një film./Indeksonline/