23:40 / E Diele, 14 Gusht 2022 / AR

“Spiderman” heq dorë nga rrjetet sociale

Tom Holland, ylli i “Spiderman: No Way Home”, do të shkëputet nga rrjetet sociale pasi sipas tij, shëndeti i tij mendor është prioritet.

Aktori ka shpjeguar përmes një videoje që ka postuar në “Instagram”  se si “Instagram” ashtu edhe “Twitter” janë rrjete që mbistimulojnë dhe “mbytin” përdoruesit e këtyte rrjeteve. Ai shtoi se ato që lexon për veten në rrjetet sociale i dëmtojnë shëndetin.

“Kështu që thashë se do të bëj një hap prapa dhe do ta fshij aplikacionet”, tha ai.

Holland, i cili ka më shumë se 75 milionë ndjekës në të dy rrjetet, mbështet një grup të fokusuar në shëndetin mendor të adoleshentëve duke krijuar aplikacione speciale. Ai madje komentoi në video se ka një stigmë të tmerrshme për shëndetin mendor. Të kërkosh ndihmë nuk është asgjë për t’u turpëruar, por është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Shpresa është që këto aplikacione do të jetë një hap i parë që të gjithë të jenë më të shëndetshëm dhe më të lumtur”, tha aktori.