“Spiderman” në Istog: i shtrirë mbi veturë në lëvizje, rrezikon jetën në rrugë
Një rast i pazakontë dhe njëkohësisht i rrezikshëm është regjistruar në Istog, ku një person është parë duke u mbajtur mbi një veture në lëvizje.
Më këtë veprim ai ka vënë në rrezik serioz jetën e tij dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
IndeksOnline ka siguruar videon, ku shihet personi i cili qëndron i shtrirë mbi automjet, në stil që ngjan me personazhin “Spiderman”, ndërsa vetura vazhdon lëvizjen.
Sjellje të tilla jo vetëm që rrezikojnë drejtpërdrejt personin në fjalë, por edhe drejtuesit e tjerë të automjeteve, duke krijuar situata të paparashikueshme në trafik. /IndeksOnline/

