75 Mall Live Search
19:51 / E Martë, 08 Tetor 2024 / MSH

Spinaqi ndihmon diabetikët në menaxhim të sëmundjes

Spinaqi është ndër ushqimet më të shëndetshme në planet dhe përmbatja e tij është lajm i mirë edhe për diabetikët.

Spinaqi përmban një antioksidant të njohur si acid alfa-lipoik, i cili është treguar se ul nivelin e glukozës, rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe parandalon ndryshimet oksiduese, të shkaktuara nga stresi në pacientët me diabet.

Studimet mbi acidin alfa-lipoik gjithashtu kanë treguar ulje të neuropatisë periferike dhe neuropatisë autonome në diabetikët.

Sidoqoftë, shumica e studimeve kanë përdorur acid alfa-lipoik intravenoz dhe nuk është e sigurt nëse plotësimi oral do të nxirrte të njëjtat përfitime.