75 Mall Live Search
17:07 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / Z S

Spiropali në SHBA: Shqipëria e përkushtuar për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka njoftuar për një takim të zhvilluar në Kongresin Amerikan me kongresmenin Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën, duke vënë theksin te çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Spiropali bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për një nismë ligjore që lidhet me trajtimin e shqiptarëve në këtë rajon, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e problemeve me të cilat ata përballen.

Postimi i plotë:

📍Kongresi Amerikan 🇦🇱🇺🇸| Kënaqësi takimi me Kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën, ndër të tjera iniciues i “Projektligjit për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës”, që kërkon monitorimin dhe raportimin nga Departamenti i Shtetit Amerikan mbi trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Nisma përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e problemeve serioze me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe adresimin e tyre institucional.

Shqipëria mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen, në bashkëpunim me aleatët tanë./Indeksonline/