75 Mall Live Search
17:48 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / b l

Spiropali: Po ndjekim me shqetësim të thellë zhvillimet e sotme në Hagë, Shqipëria do të vijojë ta ndjekë me vëmendje këtë proces

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali ka reaguar pas kërkesës së sotme të Prokurorisë për dënimin në total prej 180 vitesh për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë.

Spiropali ka thënë se po ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e sotme nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në reagim ndër të tjera thuhet se republika e Shqipërisë do të vijojë ta ndjekë me vëmendje këtë proces dhe mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të shtetit të së drejtës, drejtësisë ndërkombëtare dhe dinjitetit të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.