Spiropali: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka kërkuar nga BE-ja heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.
Në takimin e Grupit të miqve të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur në Nju Jork, ajo ka thënë se sanksione ndaj Kosovës duhet të hiqen.
Në këtë takim ku prezent ishte presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, kryediplomatja shqiptare ka kërkuar që edhe institucionet e Kosovës të jenë më të përgjegjshme.
“Për të ardhur keq që institucionet në Kosovë po ngecin. Puna është se sa vullnet politik ka nga të gjitha palët për t’i tejkaluar këto vështirësi. Duhet ta them që sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen, por sigurisht institucionet në Kosovë duhet të jenë më përgjegjëse. Duhet respektuar edhe sovraniteti dhe integriteti territorial”, ka thënë Spiropali.