75 Mall Live Search
07:35 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / MSH1

Spiropali sot në Kosovë, takohet me Kurtin, Haxhiun dhe Konjufcën

Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot në Kosovë.

Në agjendën e saj të takimeve është edhe ai me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Takimi me Konjufcën do të jetë i pari, me fillim nga ora 10:00, shkruan IndeksOnline. Nga MPJD-ja, Spiropali do të niset drejt Kuvendit, për takimin me Haxhiun, në orën 12:00.

Më pas, me fillim nga ora 12:30, Spiropali takohet me kryeministrin Albin Kurti./IndeksOnline/