Spiropali takon Komandatin e KFOR-it në Film City, biseda u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon
Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaë, priti Ministren e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë.
KFOR njofton se takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon dhe në angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.
Gjenerali Ulutaë shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e vlefshëm të Shqipërisë në misionin KFOR, thuhet në njoftim.

