13:35 / E Enjte, 19 Janar 2023 / L K

Spitali “ACIBADEM Sistina” dhe “Banja e Kllokotit” shkëmbejnë eksperiencat për trajtimin e pacienteve pas operacioneve

Traumatologu i mirënjohur nga spitali ACIBADEM Sistina Prof. Dr. Jordan Saveksi dhe përfaqësuesin Dr. Shahsivar Musliut, ndër fiziatërit e parë në Banjën e Kllokotit,  kanë mbajtur një takim informues dhe kanë shkëmbyer eksperiencat e tyre me trajtimin e pacientëve pas operacioneve.

Ky takim pati karakter informues rreth asaj që Dr.Saveski, tash e shumë vite ka orientuar pacientët pas operimit, të kalojnë në rehabilitim në Banjën e Kllokotit, bazuar në rezultatet pozitive që ka parë te pacientët.

Prof. Dr. Jordan Saveski, i mirënjohur dhe i shpërblyer në shumë shtete botërore në fushën e mjekësisë, ka shprehur interesimin që të jetë vetë prezent në ambientet e Banjës së Kllokotit, ambient ky ku gjejnë shërim mijëra të sëmurë ndër vite!

Në linkun e bashkangjitur gjeni intervistën e plotë të këtij takimi: