Spitali detyron infermieren të ndihmojë në kryerjen e një aborti
Qeveria amerikane ka akuzuar një spital në Vermont për shkelje të të drejtave të një infermiere duke e detyruar të ndihmonte në kryerjen e një aborti.
Infermierja, e cila nuk është identifikuar, i tha spitalit se nuk mund të merrte pjesë në ndërprerjet e shtatzënisë për shkak të besimit të saj fetar.
Punonjësit shëndetësore mbrohen me ligj federal nga diskriminimi për besimet e tyre fetare.
University of Vermont Medical Center (UVMC) mohoi pretendimet e infermieres.
Në padinë e ngritur nga avokatët e infermieres, ajo pretendon se u mashtrua mbi natyrën e procedurës. Më pas iu tha e ishte abort. Kur ajo pyet infermierë të tjerë ta ndihmonin kërkesa e saj u refuzua.
Incidenti ndodhi në vitin 2017 dhe infermierja, e cila është katolike, nuk punon më në spital.
Por ngjarja është zbuluar vetëm tani, pas dy vitesh.