Spitali “FATI IM” më aktivitete të jashtëzakonshme gjatë muajit Rozë

Kur jemi zotuar se do shërbejmë në çdo rast e rrethanë ne e kemi kuptuar përgjegjësinë tonë.
randaj, spitali “FATI IM” si lider në fushën e shëndetesisë, ka mbi 12 vite që çdo tetor kontribuon për t’i dhënë jehonë kauzës për vetëdijësimin e masës për kancerin e gjirit, njëkohësisht ndihmon çdo njeri që kërkon të diagnostikohet.
Edhe këtë vit aktiviteti dhe kontributi i mjekëve në spitalin “FATI IM” ka qenë i jashtëzakonshem.
Në vazhdimin e fushatës tonë për sensibilizim, gjatë muajit ROZË🌸 u ofruan vizita FALAS për qindra gra, u mbajtën ligjërata infromuese, vizita falas u ofruan edhe jashtë spitalit, mjekët tanë ofruan shërbime për banoret dhe stafin e shtëpisë së të moshuarve “Jetimat a Ballkanit”.
Poashtu, bashkëpunuam me shumë kompani dhe punëdhënes që kanë mbeshtur dhe organizuar gjithë stafin për të kryer vizita mjekësore.
Në fund, por me shumë rëndësi duam të u’a rikujtojmë se kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të shpeshta dhe më vdekjeprurëse për gratë në të gjithë botën.
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të kancerit të gjirit në nivel global, është e rëndësishme që bashkërisht të marrim masa paraprake që të parandalojmë këtë sëmundje dhe të mbështetim pacientët tashmë të prekur nga kanceri i gjirit.
FALEMINDERIT 🙏 DR.SAUDIN MALIQI DR.FREDERIK ÇUPERRJANI DR.SHQIPTAR DEMAÇI