“Spitali i Barcelonës”, 7 lojtar pozitiv me Covid dhe 7 të lënduar

Barcelonës mund t’i mungojnë plot 14 lojtarë për ndeshjen e së dielës kundër Mallorcas.
Klubi katalonas ka konfirmuar se Dembélé, Umtiti dhe Gavi i bashkohen Lenglet, Alves, Balde dhe Alba në testimin pozitiv për COVID-19.
Busquets, Braithwaite, Ansu, Pedri, Roberto, Dest dhe Memphis mund të mungojnë të gjithë për shkak të pezullimit dhe lëndimeve.
Xavi tani përballet me këtë krizë shëndetësore dhe zgjedhjet e tij do të jenë të kufizuara për këtë sfidë. /IndeksOnline/