75 Mall Live Search
09:49 / E Diele, 24 Tetor 2021 / MSH

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë me oksigjeno terapi

Spitali i Përgjithshëm Gjakovë ka publikuar raportin 24 orësh, ku thuhet se 11 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID.

Sipas njoftimit, 9 pacientë janë konfirmuar si pozitiv me COVID-19.

Ndërkaq, 8 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi.

“2 pacientë pritet të testohen sot, 8 pacientë janë me oksigjeno terapi, 1 pacientë është në CPAP maske. Të gjithë pacientët që trajtohen për Covid janë nga Shqipëria. Virusi akoma gjendet në mesin tonë, respektoni masat që janë në fuqi”, thuhet në njoftimin e Spitalit.