13:07 / E Diele, 13 Shtator 2020

Spitali i Gjakovës bëhet me CT të teknologjisë së fundit 128-shtresore

Një lajm i jashtëzakonshëm është kumtuar dje për qytetin e Gjakovës.

Dr. Luan Gola, zv/ministër i Shëndetësisë, ka njoftuar se Spitali Rajonal i Gjakovës është pajisur me një CT të re të teknologjisë së fundit.

Dr. Gola ka treguar se kjo CT është 128-shtresore dhe është donacion nga Ambasada e SHBA’së dhe KFOR’i amerikan.

“Spitali i Gjakovës pajiset me aparaturën më bashkëkohore-CT 128 shtresore!  Të nderuar bashkëqytetarë,Spitali i Gjakovës deri në fund të Tetorit të këtij viti do të pajiset me aparaturen më të avancuar radiologjike, CT 128 shtresore. Një pajisje e tillë për herë të parë montohet në një institucion publik shëndetësor në Republikën e Kosovës. Kjo do të rritë cilësinë dhe performancën diagnostike në nivelin më të lartë.E gjithë kjo është mundësuar falë donacionit të Ambasadës Amerikane dhe KFOR-it Amerikan. Respekt i veçantë për kujdesin e treguar për Ambasaden, KFOR-in dhe taksapaguesit amerikanë”, njofton Dr. Gola.