Spitali i Gjilanit: Një i vdekur, 15 të lënduar, dy nga ta nisen për QKUK
Nga Spitali Rajonal i Gjilanit është bërë se përpos një personi që humbi jetë si pasojë e aksidenti, janë edhe 15 persona tjerë të lënduar.
Kjo është konfirmuar nga Dr.Ukshin Ismajli, i cili ka theksuar se përpos 15 të lënduarve të cilët po trajtohen në Gjilan, dy të tjerë në gjendje më të rëndë janë nisur për në QKUK-Prishtinë, raporton Indeksonline.
Duhet përkujtuar që në këtë aksident të përfshirë ishin një kamion, një traktor dhe shumë vetura./Indeksonline/