Spitali i Mitrovicës për punëtorin e lënduar: Erdhi pa vetëdije, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

IndeksOnline raportoi më parë se një punëtor ndërtimtarie ka marrë lëndime trupore në vendin e punës, pasi u këput lifti.
Zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, Nita Mustafa-Hakaj, për IndeksOnline ka dhënë detaje se në çfarë gjendje shëndetësore u dërgua në spital i lënduari.
Mustafa Hakaj bëri të ditur se pacienti u dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Pacienti në spitalin tonë është sjellë me autoambulancë. Ka pasur politraumë, ka ardhë pavetëdije dhe me frymëmarrje spontane.
Në spitalin tonë është rianimu, është intubu, i kanë vendosur qaforen ka marrë terapi dhe në gjendje të rëndë është nisur për QKUK. Të dy këmbët i ka pasur me fraktura të hapura”, tha ajo.
Për këtë rast kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.
““Sot rreth orës 12:00, është raportuar se viktima m/sh/k, ka pësuar lëndime, nga informacionet fillestare bëhet e ditur se viktima lëndimet i ka pësuar derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në rrugën ” Agim Ramadani” në Mitrovicë.
I lënduari është dërguar për tretman mjeksëor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Njësite përkatëse policore jan në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes!”, tha zëdhënësi i PK-së në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti./IndeksOnline/