13:42 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

45.571 shërbime radiologjike gjatë 2019-s, në Spitalin e Pejës

Personeli i RO kabinetit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se ka qenë mjaft i ngarkuar me punë gjatë vitit 2019, deri sa treguar për shërbimet që kanë kryer.

“Numri total i shërbimeve në RO kabinet gjatë vitit 2019 ka qenë 45.571 shërbime që mesatarisht në ditë i bie që janë ofruar 124.8 shërbime.
Në Kabinetin e Rëntgenit janë kryer 23,870 shërbime apo mesatarisht në një ditë 65 shërbime.

Në EHO kabinetin 15.580 shërbime apo mesatarisht në një ditë 45 shërbime.
CT-të gjatë vitit 2019 kanë kryer 4.871 pacientë, apo mesatarisht nga 13 Ct në ditë, ndërsa mamografi janë kryer 1.260 gjatë vitit 2019″.

Derisa thuhet se në RO kabinetin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë shërbimet janë 24- orëshe gjatë 365 ditëve në vit. /IndeksOnline