75 Mall Live Search
07:55 / E Enjte, 09 Janar 2025 / MSH

Spitali i Pejës dënon operatorët që nuk përmbushen me kohë kontratat

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dënuar disa kompani të cilat nuk kanë përmbushur kontratat e lidhura me spitalin.

Kompanitë ishin kontraktuar si operatorë ekonomikë, në përkim me nevojat e spitalit, shkruan IndeksOnline.

Por, të njëjtat nuk kanë përmbushur kontratat e tyre sipas afateve, bën të ditur spitali.

Lista përfshin tetë operatorë. Dënimet luhaten nga 120 deri në mbi 1 mijë euro.

Dënimi i plotë i këtyre kompanive është 3091.77 euro.