22:44 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Spitali i Pejës furnizohet me ushqim në vlerë prej 89 mijë eurove

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka nënshkruar kontratën e radhës.

Kjo kontratë ka të bëjë me furnizim me artikuj të ndryshëm ushqimor, transmeton Indeksonline.

Kjo kontratë i është besuar “Vëllezërve Zekaj” me adresë në Pejë.

E vlera e këtyre artikujve ushqimor është hiq më pak se 89 mijë e 973 euro.

Kontrata është dhënë me 30 prill, ndërsa është nënshkruar sot./Indeksonline/