12:57 / E Hënë, 09 Shtator 2019

Spitali i Pejës, lindjen e foshnjave të gjinisë femërore s’e numëron

939 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 40 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Në faqen zyrtare të këtij institucioni gjithashtu tregohet se gjatë vikendit kanë qenë 14 lindje , 9 nga to me lindje normale, ndërsa 5 me prerje cezariane.

Dhe sa i përket gjinisë shkruhet se 14 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

Gjatë vikendit kanë qenë 14 lindje, 9 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 14 foshnje dhe sa i përket gjinisë 14 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore”.

Sipas këtij raporti, del se nuk janë numëruar edhe foshnjet e gjinisë femërore, vetëm ato mashkullore.

Ndërsa, në raport më tej thuhet se analiza kanë kryer 402 pacientë që në total kanë bërë 4,492 analiza. E, 15 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi./Indeksonline/