75 Mall Live Search
14:54 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Spitali i Pejës me fushatë, i kërkon qytetarëve ta pajisin me frigoriferë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë një apel të çuditshëm te qytetarët vullnetmirë.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Spitali ka bërë thirrje te qytetarët dhe afaristët që të dhurojnë frigoriferët nëse kanë mundësi, transmeton Indeksonline.

Sipas njoftimit, njerëzit vullnetmirë kështu do të ndihmojnë drejtpërdrejt pacientët e shtrirë aty.

Më poshtë njoftimi:

Dhuro edhe ti për pacientët e Spitalit të Pejës!

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka filluar fushatën për të pajisur dhomat e pacientëve me frigoriferë, që janë të nevojshëm për përmirësimin e kushteve të pacientëve.

Në mungesë të buxhetit për këtë i drejtohemi të gjithë njerëzve vullnetmirë e sidomos afaristët i ftojmë të ndihmojnë jo me mjete financiare por duke dhuruar frigoriferë sipas mundësisë së tyre duke ndihmuar kështu drejtpërdrejtë pacientët. /Indeksonline/