12:32 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Spitali i Pejës ndërpret të gjitha vizitat

Spitali i Përgjithshëm i Pejës, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook ka njoftuar se për shkak të situatën aktuale të krijuar nga koronavirusi, janë ndërprerë të gjitha vizitat, transmeton Indeksonline.

Sipas këtij institucioni hyrja për pacientët në spital bëhet vetëm përmes Emergjencës.

Ky është njoftimi i plotë:

Ndërpriten të gjitha vizitat. Hyrja për pacientët në spital vetëm përmes Emergjencës!
Njoftohen të gjithë qytetarët se në kuadër të masave kundër koronavirusit janë ndërprerë të gjitha vizitat në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kjo është bërë në kuadër të masave mbrojtëse për pacientët, personelin e spitalit dhe ngritjes së nivelit të pastrisë dhe higjienës. Shërbimet për pacientë po vazhdojnë dhe do të vazhdojë të ofrohen normalisht. Informacionet për të sëmuret mund të merren te recepcioni i Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Pacientët duhet të jenë të pajisur me udhëzim nga niveli parësor, pra nga mjeku familjar. Përjashtim bëjnë vetëm rastet urgjente. Hyrja e të gjithë pacientëve do të bëhet vetëm nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Dyert e tjera hyrëse në Bllokun Kirurgjik dhe Internistik do të jenë të mbyllura. Spitali i Përgjithshëm në Pejë kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithëve në mënyrë që të kemi mundësi të vazhdojmë të ofrojmë pa pengesa shërbimet shëndetësore për të gjithë ata që kanë nevojë.