Spitali i Pejës, shënon rekord shërbimesh gjatë vikendit, kryen afër 2 mijë vizita specialistike

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka apsur një fluks rekord të pacientëve sidomos në marrjen e shërbimeve emrgjente.
Sipas shifrave puna gjatë vikendit ishte:
– 1,748 Vizita Specialistike;
– 82 Pranime;
– 196 Pacientë të Hospitalizuar aktualisht;
– 12 Lindje, 4 djem dhe 8 vajza;
– 10 Operacione;
– 95 Hemodijaliza;
– Analiza kanë kryer 594 pacientë, që kanë bërë 5,517 analiza;
– Shërbime Radiologjike: 263 Rëntgena, 146 Ultrazëra, 32 CT-ja, 1 Mamograf.
– Procedura fiziatrike: 28
– 13 pacientë të shtrirë me Covid 19;
– 6 pacientë në Oksigjenoterapi.