17:58 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Spitali i Pejës tregon për gjendjen e të lënduarit nga aksidenti!

Spitali Rajonal i Pejës ka dhënë informacione shtesë lidhur me aksidentin që ndodhi në fshatin Treboviq të kësaj komune.

Zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti ka treguar për  Indeksonline  se si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore.

Sipas tij, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

“Po kemi pranuar një person në Spitalin Rajonal të Pejës, i cili ka pësuar disa lëndime trupore nga një aksident trafiku. Por i njëjti është  jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë zëdhënësi i spitalit rajonal të Pejës, Naim Sahiti për Indeksonline.

Ndryshe,  në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, sipas pamjeve të dërguara në “Indeksonline”, njëra veturë është e firmës së ‘Coca-Colas’./Indeksonline/

Aksident me të lënduar në Pejë