16:01 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Spitali i Përgjithshëm në Pejë me sqarim lidhur me vdekjen e foshnjes së porsalindur dhe nënës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës përmes faqes zyrtare në llogarinë Facebook ka dhënë një sqarim lidhur me vdekjen e një foshnje të porsalindur dhe transferimin e nënës së foshnjes për në QKUK, e cila po ashtu ka ndërruar jetë.

“Të shtunën rreth orës 13:45 në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është pranuar një grua shtatëzënë e gatshme për të kryer lindjen. Rreth dy orë më vonë lindja është kryer, por fatkeqësisht foshnja ka lindur pa shenja jete.

Sipas mjekëve specialist nënës i është dhënë një infuzion me glukozë për t’i dhënë energji gjatë lindjes, por komplikimet kanë ndodhur gjatë procesit të lindjes e dyshimet e para janë se ka pasur rupturë, ose çarje të mitrës. Ekipa mjekësore ka vepruar dhe pacientës i është hequr mitra, por gjakderdhja nuk është ndalur si pasoj e humbjes së faktorëve të koagulimit të gjakut”, përcjellë Indeksonline.

Në sqarim më tutje thuhet se të gjithë mjekët kujdestar, gjinekologë, kirurgë, anesteziolog, kanë punuar 4-5 orë por nuk kanë mundur të ndalin gjakderdhjen.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë vlerësimet e para të situatës dhe është konstatuar se qasja e personelit mjekësor ka qenë profesionale, janë zbatuar plotësisht procedurat dhe protokolet dhe nuk kanë munguar materialet e nevojshme për trajtim”.

Megjithatë pritet që obduksionet e më vonëshme të institucioneve kompente do të japin pergjigjën e plotë lidhur me rastin./Indeksonline/