Spitali i Prishtinës projektohet këtë vit, ndërtimi fillon vitin tjetër

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se Prishtina sivjet do të projektojë Spitalin e Qytetit.
Këtë njoftim Zogaj e ka bërë me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë.
Sipas nënkryetarit, ndërtimi i Spitalit do të vijojë vitin e ardhshëm.
“Sot shënuam Ditën Botërore të Shëndetësisë! Prishtina këtë vit po fillon projektimin e Spitalit të Qytetit, për të vazhduar me ndërtim vitin e ardhshëm” ka shkruar Zogaj në Facebook.
Ai ka shtuar se Komuna ka buxhetuar ndërtimin e QMF-së në Veternik, gjithashtu.
“Këtë vit kemi të buxhetuar, gjithashtu, ndërtimin e Qendrës Mjekësore Familjare në Veternik!” ka shtuar Zogaj.