Spitali i Prizrenit/ Për tre muaj u kryen 1 293 operacione

Mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ, në Spitalin e Prizrenit, kanë kryer 1 mijë e 293 operime për periudhën janar- mars 2022.
Për 3 muaj, janë realizuar edhe 32 mijë e 32 vizita ambulantore dhe 21 mije e 702 vizita diagnostike, thotë raporti i punës.
Gjatë kësaj kohe, ndërkaq, në Repartin e Gjinekologjisë janë kryer 615 lindje- 213 me operacion, derisa janë lindur 623 fëmijë.
Po ashtu, në muajt e parë të këtij viti janë ofruar mijëra shërbime radiologjike, mes tyre 1 mijë e 217 CT, 1 mijë e 871 ultrazë dhe 5 mijë e 677 radiografi.