11:48 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Spitali për Fëmijë në Prishtinë, drejtë finalizimit, kërkohen piktorë për të zbukuruar muret e tij

Spitali për Fëmijë në Prishtinë, është drejt përfundimit dhe tani po kërkohet që hapësirat brenda tij të vizatohen.

Një qytetarë ka bërë këtë ftesë në faqen Network Prishtina, duke iu bërë ftesë piktorëve që të angazhohen në zbukurimin e mureve të këtij spitali.

Ai tutje ka bërë të ditur se vizatimi duhet të fillojë nga dita e hënë e javës së ardhshme, me datën 8 mars.

“Në Prishtinë Spitali i ri Pediatrik është në përfundim e sipër.

Kemi nevojë për disa piktor/e (studentët e artit apo të drejtimit të ngjashëm janë mëse të mirëpritur) që mund të vizatojnë në muret e disa prej dhomave të spitalit. Vizatimet duhet të fillojnë të hënën me 08.03.2021

Vizatimet duhet të jenë të ngjajshme me fotot qe janë bashkangjitur”, thuhet në njoftim.