75 Mall Live Search
21:07 / E Hënë, 26 Prill 2021 / AR

S’plotësuan kuotën gjinore, Kurti shkarkon anëtarët e një bordi të emëruar nga Hoti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është emëruar Bordi i ri i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Kurti u shpreh se është shfuqizuar vendimi i mëhershëm i Qeverisë Hoti, pasi që nuk plotësuan kuotën e nevojshme gjinore, shkruan Indeksonline.

Nga pesë anëtarët e propozuar, vetëm një ishte grua. Punët e mira bëhen vetëm atëherë kur edhe gratë janë aktive në proceset vendimmarrëse, pra vetëm kur bëhemi bashkë“, tha Kurti.

Dy vendime që morëm sot në mbledhjen e nëntë të qeverisë ishin të ndërlidhura. Ato kanë të bëjnë me Bordin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Së pari, anuluam vendimin e qeverisë së kaluar për propozimin që i ka bërë Kuvendit me emrat e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të këtij bordi me datë 7.12.2020. Vendimi paraprak u shfuqizua për shkak se përbërja e bordit nuk respektoi kuotën e nevojshme gjinore, që përcaktohet me Ligjin për Barazi Gjinore. Nga pesë anëtarët e propozuar, vetëm një ishte grua. Ndërsa, në fund të mbledhjes, propozimi nga Ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, për bordin e ri të përkohshëm të ARKEP-it, respekton dhe plotëson këtë kuotë. Për shkak se emrat nga qeveria e kaluar nuk ishin votuar gjatë legjislativës së fundit, bordi i ARKEP-it ka mbetur pa mandat afër pesë muaj. Lista që është miratuar nga kabineti ynë qeveritar sot dhe e cila do të dërgohet në Kuvend përbëhet nga: Nazim Rrahimi – kryetar, Lule Ahmedi – anëtare, Shkumbin Hamiti – anëtar, Rrezarta Duraku Rizaj – anëtare, dhe Arijan Qorrolli – anëtar. Punët e mira bëhen vetëm atëherë kur edhe gratë janë aktive në proceset vendimmarrëse, pra vetëm kur bëhemi bashkë”, shkroi Kurti.

May be an image of one or more people, people standing and indoor