75 Mall Live Search
15:16 / E Shtunë, 31 Maj 2025 / Gj. Sh

Manchester City po përgatit ofertë për Rayan Cherki

Manchester City është duke përgatitur një ofertë zyrtare për talentin francez Rayan Cherki, i cili aktualisht është pjesë e Olympique Lyon.

Sipas raportimeve të fundit, cityzens po e shohin 21-vjeçarin si një përforcim afatgjatë për fazën ofensive të skuadrës, shkruan IndeksOnline.

Cherki, i njohur për tekniken e tij të lartë, kreativitetin dhe aftësinë për të luajtur në disa pozita në repartin ofensiv, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, por City duket se është më konkret në interesimin e tyre.

Pep Guardiola e konsideron Cherkin si një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm dhe i përshtatshëm për filozofinë e lojës së City-t.

Ende nuk dihet shuma e saktë që “Qytetarët” janë të gatshëm të ofrojnë, por pritet që ajo të jetë në përputhje me vlerësimin e Lyonit për lojtarin, që sipas mediave franceze varion nga 30 deri në 40 milionë euro.

Negociatat pritet të intensifikohen në javët e ardhshme, ndërkohë që Cherki vetë nuk ka përjashtuar mundësinë e një largimi nga Ligue 1 në këtë verë./IndeksOnline/