“S’po e shijoj futbollin më”, Ruud Gullit: E shikova ndeshjen Arsenal vs Chelsea, e tmerrshme!
Legjenda holandeze Ruud Gullit ka shpërthyer me kritika të forta ndaj futbollit modern, duke deklaruar se ka vendosur të ndalojë së ndjekuri ndeshjet pasi, sipas tij, loja ka humbur bukurinë.
Ish-fituesi i “Topit të Artë” u shpreh se ishte zhgënjyer pasi shikoi ndeshjen mes Arsenalit dhe Chelseat, të cilën e cilësoi si “një ndeshje absolutisht e tmerrshme”, shkruan Indeksonline
“Kam vendosur të ndaloj së shikuari futboll. Nuk po e shijoj më sportin tonë. Pashë Arsenalin kundër Chelseat, çfarë ndeshjeje e tmerrshme,” deklaroi Gullit.
Ai kritikoi mënyrën se si zhvillohet loja sot, duke theksuar se futbolli është bërë tepër taktik dhe i orientuar drejt detajeve minimale, në vend të kreativitetit dhe guximit individual.
“Shoh lojtarë që përpiqen të fitojnë goditje këndi, të fitojnë rivënie anësore. Shoh mbledhës topash gati me peshqirë për lojtarët. Futbolli është bërë absolutisht i tmerrshëm. Shpresoj që ky të mos jetë drejtimi ku po shkojmë,” u shpreh ai.
Gullit shtoi se i mungojnë lojtarët që marrin përsipër të sfidojnë mbrojtësit dhe të krijojnë momente magjie në fushë.
“Po pres për lojtarë që do të përballen sërish me mbrojtësit, dikë si Lamine Yamal. Më mungon gëzimi! Nuk po e shijoj më futbollin. Të gjithë po zbatojnë detyra në fushë. Ku janë lojtarët që driblojnë? Ku janë lojtarët me guxim? Pse të gjithë vetëm pasojnë?! Pasim! Pasim! Pasim!” theksoi ai.
/Indeksonline/
🚨🗣️ 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: Ruud Gullit is RIPPING into the current game of football!
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) March 3, 2026
"I have decided to STOP watching football. I don't enjoy our sport anymore. I watched Arsenal vs Chelsea, what an absolute GARBAGE match of football!"
"I see players trying to create corner kicks,… pic.twitter.com/Ixy570dh7n

