75 Mall Live Search
11:30 / E Hënë, 31 Tetor 2022 / B O

S’po ecë asgjë te Juventusi, 13 lojtarë të lënduar dhe pa Champions League

Ndonëse hyri si zëvendësues në ndeshjet kundër Benfica dhe Lecce, Samuel Iling bëri paraqitje të mira duke krijuar shumë raste dhe asiste për bashkëlojtarët e tij.

Megjithatë, anësori i Juventus në ballafaqimin e kësaj fundjave në “Serie A”, pësoi dëmtim në nyjën e këmbës së djathtë dhe për këtë arsye do t’i mungojë ekipit për 20-të ditë.

Anglezi i shtohet listës së gjatë të lojtarëve të lënduar në ekipin e Massimiliano Allegrit, pasi krahas tij në proces të shërimit janë edhe: Bremer, Rugani, De Sciglio, Paredes, Locatelli, Pogba, Di Maria, Chiesa, Vlahovic, Kiao Jorge, Ake dhe McKennie që gjithashtu pësoi lëndim në ndeshjen e fundit kundër Lecce.