14:18 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / L K

S’po i ecë asgjë Barcelonës, mbetet edhe pa Pedrin

Pedri i bashkohet Araujos në infermierinë e Barçës. Mesfushori do të mungojë në ditët në vijim pasi pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë gjatë stërvitjes këtë të enjte.

Mesfushori spanjoll do të mungojë nga 4 deri në 6 javë, varësisht progresit nga lëndimi. Përveç mungesës së disa dueleve të La Ligës, ai do të mungojë edhe në ndeshjet e para të Champions League.

Në fakt, Pedri është autori i golit të parë zyrtar të FC Barcelona në këtë sezon 2023-24, pasi mundi Cadizin të dielën që lamë pas./Indeksonline/