12:29 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

S’po i ecë mirë me futboll, por i dhezi në dashuri

Futbollisti kosovar që përfaqësonte Zvicrën, Shani Tarashaj i ka dhënë fund beqarisë. Sulmuesi që është nën kontratë me Evertonin e Anglisë është fejuar.

Tarashaj ndodhet në Kosovë ku është fejuar me një vajzë nga rrethi i Prizrenit.

Tani çifti e kanë publikuar fotografinë e parë me status ndryshe, të fejuar.

Tarashaj ka patur rënie në karrierë në tri vitet e fundit pas aventurave që kishte te Grasshopers e Frankfurt./Indeksonline/