75 Mall Live Search
16:51 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / L A

S’po ja don Ter Stegenit as te Girona, lëndohet përsëri

Marc-Andre Ter Stegen po kalon një kohë të keqe edhe te Girona.

Kjo pasi që portieri gjerman, nuk po ka paraqitje të mira me skuadrën spanjolle teksa po tenton të rikthejë formën e dikurshme.

Ter Stegen, tani ka pësuar një lëndim tjetër këtë vit në kofshën e majtë të pësuar gjatë ndeshjes së së shtunës kundër Real Oviedos.

Sipas “Cadena SER”, ai do të jetë jashtë fushave deri në muajin prill.

Sipas raportimit, ekziston mundësia që Ter Stegen të rikthehet te Barcelona, nëse Girona vendos të afrojë një portier tjetër për ta zëvendësuar.

Ai ka bërë vetëm 2 paraqitje me Gironën, ndaj Getafes dhe Real Oviedo./IndeksOnline/