21:22 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

S’po ka kush që e ndal, Kololli vjen me një tjetër supergol

Ylli kosovar që luan për Zurich, Benjamin Kololli po kalon në formë fantastike.

Në ndeshjen e sotshme që është duke u zhvilluar kundër Servette, Kololli arriti të realizoj një gol tejet të bukur në minutën e 19-të, transmeton Indeksonline.

Pjesa e parë mbaroj me rezultat 1:0 në të mirë të skuadrës së kosovarit.

Në tri ndeshjet e fundit që është paraqitur, Kololli ka arritur të shënoj 3 gola./Indeksonline/