S’po kalon formë të mirë te Tottenhami, Werner mund të largohet drejt MLS

Sulmuesi gjerman, Timo Werner nuk po kalon një kohë të mirë te Tottenhami.
Werner, ka luajtur vetëm 500 minuta në Premier League këtë sezon dhe ka bërë 28 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar vetëm një herë.
Siç raporton “Daily Mail”, për Werner ka interesim nga skuadra e MLS, New York Red Bulls, e cila është në listën e skuadrave në pronësi të Red Bullit, ashtu sikurse klubi i Wernerit, RB Leipzig.
Te New York Red Bulls, ai do të ribashkohej me ish-bashkëlojtarin e tij, Emil Forsberg.
Werner, aktualisht është i lënduar që nga ndeshja ku Tottenhami e zhvilloi në “FA Cup” ndaj Tamworthit./IndeksOnline/