75 Mall Live Search
16:21 / E Martë, 14 Mars 2023 / k.v

S’po mbushen mend/ Qytetarët çdo ditë rrezikojnë jetën duke kaluar rrugën në Veternik- policia detyrohet t’i gjobisë

Nuk janë të rralla aksidentet fatale në Veternik të Prishtinës, raporton IndeksOnline.

Shumë qytetarë duke e kaluar rrugën afër ‘Albi Mall’ kanë gjetur vdekjen pasi u goditen nga veturat.

Rasti i fundit ndodhi javën e kaluar kur një qytetar nga Malisheva vdiq pasi u godit nga njw veturë.

Ndonëse është përmendur disa herë mundësia e ndërtimit të një mbikalimi në këtë vend, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Policia e Kosovës sot ka dal në vendin ku po kalohet rrezikshëm rruga dhe ka shqiptuar gjoba.

Shikojeni videon: