75 Mall Live Search
10:03 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / B O

S’po rehatohet KB Peja, i ndanë rrugët me trajnerin turk

KB Peja ka njoftuar largimin e trajnerit të skuadrës, Can Sevim. Në njoftimin e skuadrës pejane thuhet se ndarja është bërë me marrëveshje të dyanshme.

“KB Peja njofton se me marrveshje të dyanshme ka ndërpre bashkëpunimin me trajnerin Can Sevim. Trajnerin Sevim e falemnderojmë për punen e tij të madhe këtë sezonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim” thuhet në njoftimin e KB Pejës.

Largimi i trajnerit turk vije pas dështimit në Kupën e Kosovës dhe eliminimit të hershëm të Pejës nga Rahoveci./Indeksonline/