75 Mall Live Search
09:25 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / G T

S’po shkonte në qeli, por në fushën e NFL-së… sportisti bëri paraqitje interesante në “Super Bowl”-in e 60-të

Mack Hollins, tërhoqi vëmendjen në “Super Bowl”-in e 60-të me një paraqitje të pazakontë jashtë fushës.

Veterani tetëvjeçar i NFL-së, i njohur më shumë për sjelljet dhe paraqitjet e tij unike sesa për performancat sportive, u shfaq në eventin më të madh të futbollit amerikan i veshur me pranga në duar dhe këmbë, ndërsa në fytyrë mbante një maskë të stilit “Hannibal Lecter”, shkruan Indeksonline

May be an image of text

Paraqitja e Hollinsit u bë menjëherë temë diskutimi në media dhe rrjete sociale, duke konfirmuar edhe një herë reputacionin e tij si një nga figurat më interesante të ligës.

Edhe pse veprimet e tij ndodhën larg fushës së lojës, ato nuk kaluan pa u vënë re në një skenë kaq të madhe si “Super Bowl”./Indeksonline/