Sponsorët më të çuditshëm në fanellat e skuadrave (FOTO)
Pak ditë nga fillimi i sezonit pjesa më e madhe e tifozëve blen fanellat e ekipeve të zemrës, disa prej tyre kanë ndryshuar sponsor, ndërsa të tjera i kanë qëndruar besnike kompanive të rëndësishme. Sot, të gjitha klubet e mëdha janë të lidhura me marka të njohura. Por ka pasur një moment ku në futboll janë parë çudira në këtë aspekt. Ja fanellat me sponsorët më të çuditshëm…
TURIZËM
Lind pyetja: çfarë do mbishkrimi “Azerbaijan” në fanellën e Atletico Madrid? Mesa duket zyra e turizmit në kombin në skaj të Europës Lindore ka dashur të marrë sa më shumë vizitorë duke u reklamuar në fanellën e një “top klubi” në Europë.
FAST FOOD
Nuk mund të mungonte ushqimi! Në sezonin 2009/2010 Getafe arriti një marrëveshje me “Burger King”. Kurioziteti? Brenda fanellës kishte edhe një stampë tjetër me logon e sponsorit, në mënyrë që kur futbollistët të hiqnin fanellën marka të mbetej sërish e dukshme.
LOJËRA ELEKTRONIKE
Kush nuk ka luajtur ndonjëherë këtë lojë të ngrejë dorën dhe më pas të pranojë që po gënjen. Everton ka zgjedhur si sponsor të pjesshëm një lojë elektronike të famshme, të cilën të paktën një herë në jetë e kemi luajtur të gjithë: Angy Birds.
ALKOOL
Dikur reklamohej edhe alkooli në futboll. Rreth 40 vjet më parë Eintracht Braunschewig, që luante të kategorinë e dytë gjermane, kishte si sponsor në fanellë markën e njohur të pijeve alkoolike “Jagermaister”.
KINEMA
Mbetemi sërish te Atletico Madrid, protagoniste këtë herë e një sponsorizimi të veçantë. Shtëpia e prodhimit të filmave “Columbia Pictures”, herë pas here, promovonte filmat e rinj që dilnin në kinema duke shfrytëzuar pikërisht fanellën bardhë e kuqe.
KTHIM NE KOHË
Milan futet në këtë listë speciale me një fanellë ku reklamohet një nga markat më të famshme të Jeans. Kuqezinjtë e fillim viteve ’80 mbanin logon e “Pooh”, që janë veshur nga breza të tërë.
“LËPIRËSE”
Ne e thërrasim lëpirëse, ndërsa në të gjithë botën e njohin prej markës më të famshme në këtë sektor “Chupa Chupse”. Ka qenë një nga ëmbëlsirat më të shpërndara në fund të viteve ’90 dhe vazhdon të jetë në treg ende sot e kësaj dite. Historik ishte sponsorizimi i tyre te Shefield Wednsday.
SYRI I KEQ
Ka vend edhe për skaramanci. Kur ka krizë nuk duhet të bësh gjë tjetër veç përshtatjes. Në Greqi, klubi i Palyopirgos vendosi të ketë si sponsor një agjenci funeralesh dhe në fanellën e tyre të zezë spikaste një kryq vjollcë.
PORNOGRAFI
Lena Nitro, aktorja pornografike gjermane ka qenë sponsorja e SV Oberwürzbach, skuadër në kategorinë e gjashtë gjermane. Ajo vendosi emrin e saj në fanellat e ekipit.
PERSONA
Nga Nitro te Michel Nino! Një njeri i panjohur për të gjithë, ose më saktë një pronar i një firme të pastrimit kimik vendosi të paguante një sasi parash që emri i tij të shkruhet në fanellën e Udinese në ndeshjen kundër Roma. Një risi e madhe…
STOP DUHANIT
Disa nga futbollistët më të mirë të historisë janë parë shpesh duke prirë duhan gjatë karrierës së tyre: Socrates, Zidane, Gacoigne, Diego Maradona, një pjesë e madhe e Holandës së vitit 1974, por asnjë prej tyre nuk ka luajtur ndonjëherë për West Brom, klubi që nuk e toleron diçka të tillë.